Komiteti i Helsinkit

Biserko paralajmëron: Serbia nuk e ka mbyllur çështjen e ‘botës serbe’ dhe regjimi i Vuçiqit ende po përpiqet të rishikojë disfatat e luftës së viteve 90-ta

Mali i Zi aktualisht është në rrezikun më të madh nga nacionalizmi serb, sepse pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë u bë e qartë se Kosova është pika përmes së cilës Perëndimi nuk do të tolerojë asnjë aktivitet të Serbisë dhe Rusisë, tha themeluesja dhe kryetarja e Komiteti të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, transmeton Ballkani.info.

Ajo thekson se sulmi në Banjskë tregoi potencialin e madh të konflikteve që, nën ndikimin rus, mund të përhapeshin në entitetin boshnjak-hercegovinas, Republikën Serbe dhe Malin e Zi.

“Serbia nuk e ka mbyllur çështjen e “botës serbe” dhe regjimi i Aleksandër Vuçiqit ende po përpiqet të rishikojë disfatat e luftërave të viteve 1990”, pohon Biserko.

Ai shton se për sa i përket Ballkanit Perëndimor, ka tre pika ku tensionet mund të rriten dhe të krijojnë një situatë konflikti.

“Tashmë Mali i Zi është në rrezik të madh, duke qenë se dy vitet e fundit ky ekip që është tani në pushtet, që është instaluar nga Kisha dhe Beogradi, po punon për të zbrazur sovranitetin malazez dhe gjithçka që ishte Mali i Zi deri më tani, dhe po ia dalin krejt të patrazuar”, ka vlerësuar Biserko.

Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, beson ajo, është instrumenti i fundit në grumbullimin e serbëve në Mal të Zi.

“Ajo që më shqetëson është se Serbia vazhdimisht po shkon drejt territorializimit të çështjes serbe, gjë që mund të ndodhë për shembull në Mal të Zi, madje për këtë ka folur edhe një gazetar rus, Sisojev, me banim në Podgoricë, i cili ka thënë se diçka e tillë si Krajina, që ishte në Kroaci, e që tani është në Republikën Serbe, dhe që ka qenë gjithmonë aspirata të jetë edhe në veri të Kosovës”, ka theksuar Biserko. /Ballkani.info/