Gjiganti italian

Bisedimet vazhduan deri në mesnatë, Januzaj te klubi i njohur nga Serie A

Adnan Januzaj është gjithnjë e më afër transferimit në Serie A.

Roma ka shtatë ditë për të sjellë përforcime në skuadër.

Drejtuesit e klubit duhet ta realizojë kërkesën e trajnerit Fonseca i cili ishte i qartë: “Pres edhe së paku dy përforcime”.

Pas lëndimit të Zaniolos dhe Diaëaras, Roma do të sjellë së paku dy blerje të reja, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se Roma ka shtuar përpjekjet për transferimin e Adnan Januzajt nga Real Sociedad, transmeton lajmi.net.

Mbrëmë në mesnatë, përfaqësuesit e Romës kanë qenë në San Sebastian për të biseduar drejtpërdrejtë me klubin spanjoll për transferimin e reprezentuesit belg.

Prezentë në takim ishin edhe babai i tij dhe menaxheri i Januzajt. Roma dëshiron që marrëveshja të përfshijë huazim me të drejtë të blerjes rreth 12 milionë euro.

Por, Real Sociedad kërkon që huazimi të parasheh një pagesë prej më pak se 1 milionë euro, rreth 800 mijë euro.