Biletat për ndeshjen Prishtina – Ballkani dalin në shitje të premten, çmimet “për toke”

Të premten do të dalin në shitje biletat për ndeshjen derbi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, ka njoftuar klubi prishtinas.

Prishtina dhe Ballkani do të përballen të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me fillim nga ora 20:00, në kuadër të javës së pestë kampionale.

Sipas njoftimit të lëshuar nga faqja zyrtare, Prishtina ka vendosur që biletat për pjesën jugore dhe veriore të stadiumit të jetë falas. Në Lindje bileta kushton një euro, kurse për pjesën perendimore bileta kushton dy euro.

Interesimi për këtë sfidë është mjaft i lart në kryeqytet, andaj pritet të jetë një numër i madh i tifozëve në shkallët e stadiumit.

“Biletat e ndeshjes Prishtina – Ballkani dalin në shitje të premten. Klubi ka menduar për tifozët e saj “Plisat” duke i lëshuar biletat falas në pjesën jugore të stadiumit”.

“Falas biletat do të jenë edhe në pjesën veriore. Çmimet do jenë simbolike edhe për lindje dhe përmendim”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Prishtinës.