COVID-19

Bilanci ditor/ Nuk bien aspak shifrat, kaq raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

69 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, 5 më shumë se dje, që u zbuluan 64 të tilla. Burime bëjnë me dije se qyteti me më shumë raste është Tirana, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë ditës së djeshme humbën jetën 3 persona, ndërkohë që Ministria apelon qytetarët që të respektojnë masat.


”Për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete.