Bie borë në Slloveni

Moti jo normal ka goditur kontinentin e Evropës, raporton N1. Në Slloveni, e cila ditët e fundit u godit nga një stuhi e fortë, ka rënë borë.

Përderisa në disa vende kemi zjarre masive për shkak të temperaturave të larta, në disa të tjera stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Pas disa ditësh stuhi dhe reshje shiu, shërbimet meteorologjike sllovene kanë regjistruar reshje bore në zonat malore.