Betim Halimi: Unë jam një luftëtar, nuk ia kam frikën Spanjës!

Betim Halimi ka dhënë një intervistë për mediat e huaja pak para ndeshjes me Kombëtaren e Spanjës.

Portieri i klubit ukrainas ka folur për “Bfootball” rreth aventurës në Kombëtaren e Kosovës.

Halimi gjatë kësaj interviste tha se do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Spanjës nëse Challandesi vendos ta inkuadrojë atë në lojë nga minuta e parë.

“Sapo kam pranuar ftesën e kam llogaritur presionin. Unë jam një luftëtar, nuk kam frikë nga Spanja, dëshira ime është për të luajtur me ekipe të forta. Nëse trajneri më jep mundësinë, më besnoni, nuk do t’ju zhgënjejë”, ka thënë Halimi.

Gazetari ukrainas e provokoi portierin e Olimpik Donetskit, duke e pyetur: “Përveç Kosovës, ju keni edhe shtetësi serbe. Shpjegoni këtë ju lutëm?

“Jo, jo unë kam vetëm pasaportë shqiptare dhe të Kosovës. Njerëzit në Ukrainë mendojnë se Kosova dhe Serbia janë së bashku, por kjo nuk është vërtetë, ne jemi një shtet sovran dhe i pavarur”, vazhdoi ylli kosovar.

Kujtojmë se ndeshja midis Spanjës dhe Kosovës zhvillohet nesër nga ora 20 e 45 dhe luhet në stadiumin e Sevillas.