Besa Famgas fiton edhe në duelin e dytë ndaj skuadrës boshnjake

Klubi hendbollistik Besa Famgas ka mposhtur Bosna Visokos me rezultat 32:20. Ndeshja u zhvillua në raundin e dytë të Kupës Evropiane, në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Ndeshjen e parë, të zhvilluar të shtunën, Besa Famgas e fitoi kundër skuadrës boshnjake me rezultat 36:18.

Me këto dy fitore, Besa kalon në raundin e tretë të Kupës Evropianë ndërsa këto janë dy fitoret më të larta të skuadrës në gara kontinentale.

Lojtari më efikas në këtë ndeshje ishte Drilon Tahirukaj me gjashte gola dhe pesë i shënoi Arbios Mushkolaj.