Për shkak të Kosovës

“Beogradi po ikën nga Brukseli dhe agjenda e Ohrit”: Çfarë fshihet pas kërcënimit se Mali i Zi dhe Maqedonia do të përballen me ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë?

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS – ish partia e Vuçiqit, formalisht), Millosh Vuçeviq, së fundmi deklaroi se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë keq Serbisë duke njohur Kosovën.

Ai tha se kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë dhe se kjo do t’u kthehet atyre.

Kjo deklaratë ka bërë që të reagojë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ia ka bërë të ditur Serbisë se Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë shtete anëtare të NATO-s dhe duhet të kihet kujdes së kush kërcënohet.

Sreçko Gjukiq, anëtar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, thotë për Danas se deklarata të tilla janë të pazakonta dhe se ai nuk e sheh se si mund të ndodhë diçka me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

“Të dy vendet janë në NATO. Ai (Vuçeviq) bën deklarata që nuk bazohen në ndonjë supozim realist politik.

“Është një lloj kërcënimi, shumë më tepër se një paralajmërim. Nuk është e zakonshme dhe as nuk lejohet të flitet për vendet fqinje. Për vendet me të cilat Serbia dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore”, thotë Gjukiq.

Ai shton se me “fqinjët tanë të parë” janë bërë marrëzi diplomatike dhe se me siguri do të kërkojnë sqarime në nivelin e duhur.

“Beogradi tani po përpiqet sa më shumë që të jetë e mundur që t’i kthejë gjërat rreth Kosovës të paktën një hap prapa. Ai shkoi shumë larg, pothuajse në prag të njohjes së Kosovës. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë të mirë për të si fqinjët tanë më të afërt, dhe siç mendohet, fqinjët më të dobët, të cilët nuk janë, sepse janë në NATO. Njerëzit vazhdimisht ankohen se pse këto shtete e njohën Kosovën dhe nuk shtrohet pyetja pse e njohën Kosovën njëqind shtete të tjera. Beogradi po ikën nga Brukseli dhe agjenda e Ohrit si djalli nga kryqi, dhe kjo është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme nga e cila nuk mund të ikë”, thotë një anëtar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Kur shikon kohën në të cilën është bërë kjo deklaratë, që është koha e formimit të qeverisë në Mal të Zi, bashkëbiseduesi i gazetës serbe thotë se është një përpjekje për të bërë presion ndaj Kosovës, si dhe për të siguruar një kalim më të mirë në qeveri për partitë serbe.

Ambasadori dhe kryetari i Komitetit të Helsinkit të Malit të Zi, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Miodrag Vllahoviq, në përgjigje të pyetjes nëse një deklaratë e tillë e Vuçeviqit është kërcënim, thotë:

“Nuk është çështje e përvojës sonë. Kërcënim nuk është vetëm ajo pjesë e deklaratës së tij, por edhe segmente të tjera, ku ai përmend edhe mundësinë e ndryshimit të kufijve. Natyrisht, është e qartë se Aleksandar Vuçiq flet përmes zotit Vuçeviq. Pra kërcënimet vijnë nga ajo adresë – ministri është vetëm një folës. Mali i Zi është anëtar i NATO-s. Doli të ishte një gjë shumë e dobishme. Prandaj Beogradi zyrtar, Kremlini, Kisha e Serbisë dhe tufa e mediave serbe dhe nacionalistëve serbë, si këtu dhe tje, ishin aq të ashpër kundër tij. Meqenëse pavarësia dhe sovraniteti ynë, fatkeqësisht, janë minuar dhe komprometuar në masë të madhe – nga veprimet e Serbisë dhe Rusisë, me mbështetjen e Kishës së Serbisë dhe nacional-shovinistëve serbë në vendin tonë”, thotë ai.

Autoritetet serbe, vazhdon ai, nuk kanë as dije, as dëshirë, as nuk kanë guxim t’i përgjigjen diçka prerë dhe qartë Vuçiqit, Vuçeviqit dhe Daçiqit, të cilët po ashtu u shprehën.

“Disa do të thoshin se kjo është për shkak se ata vetë janë kryesisht serbë. Megjithatë, nuk jam dakord me këtë. Ata janë nacional-shovinistë serbë të shteteve të ndryshme agregate dhe kundërshtarë intimë/të sinqertë të pavarësisë së Malit të Zi. Prandaj heshtin dhe e dëgjojnë Vuçiqin”, thotë Vlahoviq.

I pyetur se sa serioze është kur ministri i mbrojtjes i një vendi i dërgon një mesazh të tillë një vendi tjetër të pavarur dhe sovran, Vlahoviq përgjigjet:

“Mali i Zi dhe Serbia janë vende vëllazërore dhe bla bla, apo jo? Vuçeviq/Vuçiq iu bashkua listës së gjatë të shtetarëve, politikanëve, priftërinjve, akademikëve, artistëve dhe intelektualëve serbë që shprehën dashuri, solidaritet dhe vëllazëri ndaj Malit të Zi dhe popullit malazez në një mënyrë të tillë. Unë mendoj se është në të vërtetë shumë e dobishme. Qeveria në vendin tonë shpesh përdor argumentin se njohja e Kosovës është ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë. Kjo çoi në pyetjen e ambasadorit Vlahoviq, nëse ky lloj “kërcënimi” i Vuçeviqit është ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi?

Pyetni francezët për njohjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju lutem, thotë ai, duke shtuar:

“Ky është problemi juaj me vendet sovrane dhe autoritetet sovrane: ata marrin vendime sovrane”, thotë ai.