Beograd: Vazhdon situata e tensionuar, protestuesit nuk largohen nga televizioni publik (VIDEO-LIVE)

Mijëra njerëz po protestojnë në Serbi kundër presidentit Aleksandar Vuçiq, ata tashmë kanë hyrë në objektin e Televizionit Publik.

Në këtë protestë janë duke marr pjesë edhe kreu i opozitës serbe, Dragan Djilas dhe kreu i djathtë, Bosko Obradoviç, janë duke kërkaur që të rrin në objektin e RTS derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

Kritikët akuzojnë Vuçiq për shkeljen e lirive të fituara demokratike. Lëvizja marshon nën moton “Një në pesë milionë” – një referencë për një koment të bërë nga Vuçiq në dhjetorin e kaluar kur u zotua se nuk do të tërhiqet kurrë, edhe nëse 5 milionë njerëz do të dalin në rrugë.

Protestat filluan pasi një politikan opozitar u rrah nga banditë nëntorin e kaluar.

Mediat serbe raportojnë se deri më tash nuk ka ndodhur ndonjë incident dhe nuk ka të lënduar.

LIVE VIDEO