Belgjika në çerekfinale, Portugalia dhe Ronaldo kthehen në shtëpi

Belgjika e ka fituar me rezultat minimal 1:0 ndehsjen e 1/8 e finales në Euro 2020 ndaj Portugalisë të zhvilluar në Sevillë.

Goli i vetëm i Thorgan Hazard në minutën e 43-të, i çoi belgët në çerekfinale.

Portugezët sulmuan parreshtur deri në fund të takimit por nuk arritën ta barazonin rezultatin.

Ronaldo dhe kombëtarja e tij e përfundojnë këtu aventurën në Euro 2020.

Belgjika në çerekfinale do të takohet me Italinë.