VIDEO

Bëhen virale pamjet nga Montjuic: Provokimi i Mbappes kundrejt tifozëve të Barcelonës dhe hedhja e shisheve

Kylian Mbappe e ndihmoi mbrëmë Paris Saint-Germainin që ta eliminonte Barcelonë nga Liga e Kampionëve.

Parisienët kaluan në gjysmëfinale, duke mposhtur skuadrë kataluanse me rezultat të përgjithshëm 6-4.

Sulmuesi francez realizoi dy gola në këtë duel, ndërsa tifozët e Barcelonës reaguan me nervozizëm ndaj tij.

Ndoshta euforia e tyre ishte se 25-vjeçari pritet që në verë të jetë galaktiku i radhës i Real Madridit, shkruan AS.

Por, Mbappe nuk u largua në qetësi nga fusha e stadiumit “Montjuic”, pasi provokoi tifozët Blaugranas.

Duke parë një festim të francezit, përkrahësit e Barcelonës filluan ta shanin Mbappen dhe ta gjuanin me shishe uji.