Bayernit nuk ia ka ndaluar punën koronavirusi, i jep leksion Union Berlinit

Bayern Munich ka arritur që të regjistroi fitore në javën e 26’të në Bundesligë, javë e cila shënoi edhe rikthimin e futbollit gjerman, pas një pauze të detyrueshme shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Pas më shumë se dy muajve u rikthye futbolli gjerman dhe kampioni në fuqi gjerman e vazhdoj aty ku e kishte lënë, me fitore, duke regjistruar të pestën radhazi.

Në ndeshjen e javës së 26’të të zhvilluar sonte në ‘Alte Foersterei’, Bayern Munich shënoi fitore me rezultatin 0-2 si musafirë të Union Berlinit.

Robert Lewandowksi në minutën e 40’të dhe Benjamin Pavard në minutën e 81’të shënuan golat e fitores për ‘bavarezët’.

Bayerni prin në tabelë me 58 pikë, me katër pikë më shumë se rivali i tyre, Borussia Dortmund, që ndodhet në pozitën e dytë. Kurse, Union Berlin mbetet me 30 pikë në pozitën e 12’të.