Kyan Anderson ishte i pandalshëm në xhiron e tretë të FIBA Europe Cup, edhe pse prishtinasit humbën nga Pinar Karsiyaka.

Kyan Anderson është zgjedhur basketbollisti më i mirë i javës në FIBA Europe Cup, njofton Federata Evropiane e Basketbollit.

Klubi i basketbollit Prishtina pësoi humbje nga ekipi turk, Pinar Karsiyaka, por ky fakt nuk e pengoi basketbollistin amerikan ta bënte një paraqitje të shkëlqyeshme.

Fundori i Bardhekaltërve e mbylli ndeshjen me 26 pikë, 7 kërcime e 6 asistime.

Sidoqoftë, paraqitja e tij u zbeh për faktin se prishtinasit humbën me rezultat 85:107.

Ditë më parë Anderson u fut në pesëshen më të mirë të kësaj xhiroje në FIBA Europe Cup, por sot ai me votat e publikut u shpall lojtari më i mirë i xhiros së tretë.

https://www.facebook.com/FIBAEuropeCup/videos/2020930481534033/