Barcelona ndalet në barazim nga Levante, i zbehen gjasat për titull

Barcelona ka barazuar 3:3 në udhëtim me Levanten, duke i zbehur kështu gjasat për ta fituar titullin në La Liga.

Lionel Messi (25’), Pedri (34’) dhe Ousmane Dembele (64’) realizuan për Barcelonën, ndërsa për Levanten shënuan Gonzalo Melero (57’), Jose Morales (59’) dhe Sergio Leon (83’).

Enis Bardhi ishte titullar për Levanten dhe luajti 61 minuta.

Barcelona pas 36 ndeshjeve të zhvilluara i ka 76 pikë, një më pak se Atletico Madridi që kryeson. Por Atletico ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Real Madridi zë vendin e tretë me 75 pikë nga 35 ndeshje.