Barcelona e konfirmon lëndimin e Messi-t

Barcelona e ka zbuluar që Lionel Messi po e trajton një problem në kofshë, porse nuk ka frikë për ndonjë lëndim që do ta mbante jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Spekulimet lidhur me përgatitjen fizike të 32 vjeçit filluan kur u vërejt mungesa e tij në stërvitjet e katalunasve.

“Kapiteni i Barcelonës ka një lëndim në kuadricepsin e djathtë dhe ka stërvitur në izolim, duke bërë ushtrime specifike për t’i shmangur rreziqet e panevojshme me vetëm tetë ditë të mbetura para se Barca të kthehet për të luajtur”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Barcelonës.

“Ai do të duhet që të jetë i gatshëm brenda pak ditësh”.

https://www.youtube.com/watch?v=0w0CIhAS5U4&feature=emb_title