Balluku apel ndërkombëtarëve nga Kosova: Dëmet e sulmeve mund të jenë ndërkufitare

Zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në samitin digjital 2 ditor “Prishtina 2022”.
Duke marrë shkas nga sulmet e fundit kibernetike kundër sisteme qeveritare Balluku ka bërë apel ndërkombëtarëve që të mbështesin vendet e rajonit kundër sulmeve kibernetike

“Digjtalizimi nuk është zgjedhje por domosdoshmëri. Për këtë arsye duhet të jemi në hap me zhvillimet e reja dhe si qeveri ti akomodojmë gjitha këto. Sulmet kibernetike në Shqipëri ishin jo nga qytetarë por ishin një sulm i organizuar në mënyrë profesionale nga një shtet tjetër, mirëpo reagimi jonë dhe aleatëve tanë ka qenë i shpejtë për mbrojtjen ndaj këtyre sulmeve kibernetike. Kjo duhet parë si reflektim për rishikuar mbrojtjen e sistemeve tona. Qeveria shqiptare është e përqëndruar në këtë drejtim. Ftoj ndërkombëtarët që të mbështesin financiarisht vendet e rajonit pasi dëmet e sulmeve mund të jenë ndërkufitare”, tha Balluku.

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se duhet angazhim në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.