Bali Muharremaj

Ballkani tregohet superior ndaj Dritës, Bali Muharremaj “thumbon” kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni

Një “luftë e ftoftë” duket se po zhvillohet në distancë ndërmjet dy kryetarëve të komunave, Bali Muharremaj i Suharekës dhe Alban Hyseni i Gjilanit.

Në fakt në pozicion shumë më të mirë dhe të rehatshëm është Muharremaj të cilit punët po i ecin sipas parashikimeve në gjitha sferat, derisa në sport është edhe kampion.

Sot Ballkani e ka mposhtur në derbi Dritën me rezultat 1:0, duke rrugëtua kështu sigurt drejt titullit të dytë radhazi në Kosovë dhe kësaj fitoreje i është gëzuar numri një i Suharekës, Bali Muharremaj i cili paksa e ka thumbuar homologun e tij nga Gjilani.

“FC Ballkani na bënë gjithmonë krenar. 🙏

Xhebrailat fantastik në energjinë e tyre.

Unë sot u ula bashkë me tifozërinë nga Gjilani dhe si adhurues të sportit e shikuam lojen bashkë. ⚽️

Ne jemi mikëpritës gjithmonë. 🙏

Propozoj që lojën e ardhshme ta shikojmë bashkë me Kryetarin e Gjilanit Alban Hyseni. 😉”, ishte postimi i Muharremajt në Facebook pas fitores së Ballkanit.

Të rikujtojmë se ka qenë vet kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i cili duket se nga xhelozia e suksesit të Ballkanit, kishte thumbuar Suharekën kur prezantoi projektin për stadiumin e ri, derisa Gjilani tash e disa vite është pa stadium dhe tifozët gjilanas nuk po kanë kushte as minimale për t’i mbështetur dy skuadrat e tyre të zemrës, Dritën dhe Gjilanin.

Në atë kohë reagimet në adresë të Hysenit ishin të ashpëra duke e këshilluar që më shumë energji të harxhoi duke punuar në rregullimin e infrastrukturës sportive në vendin e tij sesa të merret me sukseset e të tjerëve. /Ballkani.info