Ballkani në prag të ndeshjes historike në Champions, këto janë fjalët e kryetarit të Suharekës, Bali Muharremajt

Kampioni i Kosovës, Ballkani dhe ai i Lituanisë, Zalgiris do të përballen sot në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Përballja do të ndodhë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.

E në lidhje me këtë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai tha se realizimi i ëndrrave për fitore tjera në UEFA Champions League po vazhdon.

“Realizimi i ëndrrave për fitore tjera në UEFA Champions League vazhdon. Sonte rrahja e zemrës nis nga Suhareka dhe e emocionon gjithë Kosovën”, shkroi Muharremaj në Facebook./Demokracia.com/