Ballkani e nis në fundjavë stinorin e ri në Superligë, në “Fadil Vokrri” ndeshet me Drenicën

Ballkani është skuadra e vetme nga Superliga e Kosovës që ka mbetur në garat evropiane.

Djelmoshat e Ilir Dajës të enjten do të ndeshet me Shkupin në kryeqytetin maqedonas në kuadër të fazës “play-off” të Ligës së Konferencës.

Kurse, ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë,

Derisa ka nisur edicioni 2022/23 në Superligën e Kosovës në fundjavë, Ballkani nuk është paraqitur ende shkaku i angazhimeve në garat evropiane.

Kësisoj, ndeshja me Malishevën u shty për një afat të pacaktuar, kurse ndeshja ndaj Drenicës e paraparë të luhej të shtunën nga ora 17:00, është shtyrë poashtu.

FrontOnline merr vesh nga burime të sigurta se ndeshja mes Ballkanit dhe Drenicës do të luhet të dielën nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Vlen të ceket se në rast të fitores ndaj Shkupit në të dyja ndeshjet, Ballkani do të bëhej skuadra e parë në histori të futbollit kosovar që e arrinë kualifikimin në fazën grupore të një kompeticioni evropian.