Albi Mall Superliga

Ballkani e Drita nuk gabojnë, Gjilani merr fitore të madhe përballë Prishtinës

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së 19-të në Albi Mall Superligë të cilat nuk sollën shumë befasi.

Ballkani e ka mposhtur në udhëtim Feronikelin ’74 me rezultat 0:2 për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë. Pikë të plota ka marrë edhe Drita e cila para tifozëve të vetë e ka mposhtur Lirinë me rezultat 4:2, shkruan Ballkani.info.

Një fitore shumë të madhe e ka marrë Gjilani që në udhëtim e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 3:1 për të konfirmuar edhe njëherë krizën e madhe që po kalon kjo skuadër.

Në anën tjetër Gjilani me këtë fitore ka bërë një hap të madh për të mbijetuar në Superligë pa barazh. /Ballkani.info