Bajrami i jashtëzakonshëm, Empoli përmbys rezultatin pas dy krosimeve të tij

Nedim Bajrami ishte zëvendësimi i qëlluar i trajnerit të Empolit në pjesën e dytë.

Reprezentuesi i Shqipërisë u inkuadrua në lojë në minutën e 58-të, ndërsa Empoli në fund e përmbysi rezultatin ndaj Fiorentinës.

Empoli fitoi me rezultatin 2:1 të shtunën në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A dhe dy golat që u shënuan në minutën e 87-të nga zëvendësuesi tjetër Filippo Bandinelli, dhe tjetri në minutën e 89-të nga Andrea Pinamonti, erdhën pas harkimeve të mesfushorit 22-vjeçar, Bajramit.

Tek Empoli në bankën rezervë ishin portieri Samir Ujkani dhe qendërmbrojtësi Ardian Ismajli.

Empoli me këtë fitore shkon në kuotën e 19 pikëve në tabelë pas 14 ndeshjeve të luajtura, kurse Fiorentina ka 21 pikë.