Deputetja e LDK-së

Bajrami: Alarm, Qeveria Kurti për një javë ka nënshkruar edhe 5 kontrata sekrete, të veprojë Prokuroria

Ish-ministrja dhe nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shkruar se Qeveria Kurti ka nënshkruar edhe pesë kontrata të reja sekrete. Bajrami thotë se e gjithë kjo po ndodh derisa Kurti po vazhdon propagandën e tij duke krahasuar rritjen e Bruto Produktin Vendor me gjendjen e shekullit të kaluar.

Bajrami i ka bërë thirrje Prokurorisë që të marrë masa dhe të ndëshkoj këto veprime që nënkryetarja e LDK i cilëson si korruptive.

Zyrtarja e LDK ka treguar se cilat kontrata janë nënshkruar dhe në fund ka shtuar se Qeveria pasi i ka ulur pagat e AKP-së, ka blerë shërbime profesionale në vlerë 250 mijë euro.