Babai i kërkoi që ta linte boksin pasi u bë kampion bote: Me dëgju babën e nënën unë është dashtë me lanë moti

Robin Krasniqi është duke mbajtur një konferencë për media në Prishtinë pasi triumfoi ndaj Dominic Boesel, të cilin e mposhti me nokaut në rundin e tretë në meçin që u zhvillua të shtunën mbrëma në Magdeburg

Babai i Robinit ka kërkuar nga djali i tij që pas këtij meçi ta përfundoi karrierën në boks, por si duket ai nuk e ka ndërmend që ta merr një vendim të tillë, shkruan Reporteri.net

“Me dëgju babën e nanën, unë është dashtë moti me lanë. Unë jam munduar që para tyre mos me tregu shumë. Ata i njohin më mirë se të gjithë rrugët e mia,” ka thënë Krasniqi.

“Ata e dinë sa shumë sakrifica kam bërë, familja gjithmonë i kanë dridhjet më të mëdha dhe mezi presin ditën kur unë do ta lë boksin. Babai im do të ishte i gëzuar nëse do ta merrja këtë vendim, por akoma nuk është koha,”.