Pierre-Emerick Aubameyang i është afruar Sergio Agueros dhe Mohamed Salah (nga 19 gola) në garën për “Këpucën e Artë” të Premier League, pas golit të tij ndaj Watfordit.

Ish sulmuesi i Borussia Dortmundit ka realizuar 18 gola në kampionatin anglez, për momentin, në këtë sezon.

Ai thotë se mund t’i rivalizojë golashënuesit e Manchester City dhe Liverpool, pavarësisht ndeshjeve që po mbarojnë.

“Po, pse jo, ndihem i sigurt. Gara po vazhdon, edhe pse e di që është një betejë e ashpër. Jam i bindur të vazhdoj të shënoj dhe të synoj Këpucën e Artë. Gjithkush e di se më pëlqen të luaj me Lacazette, sepse kemi një mirëkuptim të madh në fushë.

Ndonjëherë, njëri luan, tjetri është në stol. Trajneri vendos, por gjithsekush duhet të luftojë për ekipin. Ju e dini se më pëlqen të luaj me dy sulmues, por nuk dua ta them me forcë këtë, sepse ndoshta trajneri zemërohet”.