Asnjë futbollist i Arsenalit nuk e kishte fituar çmimin e lojtarit më të mirë gjatë një muaji prej marsit të vitit 2015, por këtë fakt e ka ndryshuar sulmuesi gabonez Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyang regjistroi 5 gola dhe një asist në muajin tetor, formë kjo që i garantoi çmimin e lojtarit më të mirë për këtë muaj duke mposhtur konkurrencën e Anthony Martial, Ross Barkley, Fernandinho, Mat Ryan dhe Callum Wilson.

Olivier Giroud ishte lojtari i fundit i “The Gunners” që triumfoi në këtë garë individuale.

“Unë vetëm mundohem të përmirësohem në secilën ditë që kalon dhe jam i lumtur që luaj në Premier League. Duhet të vazhdojmë me këtë formë, shpresoj se do të kualifikohemi për në Champions League”, u shpreh Aubameyang.

Në anën tjetër trajneri më i mirë për muajin tetor u zgjedh ai i Bourenmouthit, Eddie Howe, teksa skuadra e tij koleksionoi 3 fitore nga 4 ndeshje.