Atmosferë jo shumë miqësore duket në Bukuresht para ndeshjes së Kosovës me Rumaninë.

Forca të shtuara të policisë duken në çdo cep të rrugës, raporton gazetari i Ballkani.info.

Sot FFK iu ka bërë me dije tifozëve kosovarë që në mënyrë të organizuar të shkojnë drejt stadiumit në mënyrë që të shmanget çdo incident i mundshëm.

Ndeshja Rumani-Kosovë fillon në orën 20 e 45 sipas kohës sonë. /Ballkani.info/