Atleti Muhamet Ramadani i artë në Kampionatin Ballkanik U18

Atleti Muhamet Ramadani e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U-18 që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Talenti i atletikës e fitoi të artën në hedhje të gjyles në një distancë prej 19.31 metrash.

Ramadani, që e përfaqësoi Kosovën edhe në Festivali Olimpik Evropian për të rinj gjatë këtij viti në Baku, vlerësohet lart nga komuniteti i sportit të atletikës.

KOK përgëzon suksesin e Muhametit dhe u uron fat edhe garuesve tjerë që po marrin pjesë në ballkanik.

Ramadani nuk ka udhëtuar i vetëm për ta përfaqësuar Kosovë në Stamboll. Bashkë me të kanë udhëtuar edhe Alaudin Suma, Diellza Selaci, Duarza Ivanja, Albina Bojaxhiu dhe Leon Thaqi.