Conference League

Astana – Ballkani, bastoret  i shohin favoritë të mëdhenj kazakët

Të enjten kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani rikthehet në garat ndërkombëtare ku ka një udhëtim të vështirë në Kazakistan për t’u përballur me Astanën në Conference League

Dy javë më parë kazakët vizituan “Fadil Vokrrin” dhe festuan përballë suharekasve dhe kjo ka bërë që kompanitë e basteve ta shohin favorite të madhe Astanën në ndeshjen kthyese, shkruan Ballkani.info.

Fitorja e Astanës ka kuotën 1.91, ajo e Ballkanit 4.0 ndërsa barazimi vlerësohet me kuotën 3.50.

Gjithsesi, Ballkani që sot ka udhëtuar drejtë Kazakistanit është i bindur që nga atje kthehet me rezultat pozitiv,  dhe një fitore eventuale do të bënte që të jenë shumë afër kualifikimit në fazën tjetër të Conference League.

Të kujtojmë se në grup përveç Ballkanit dhe Astanës është edhe Plzen e Dinamo Zagreb, ku grupit I prinë Plzen me 9 pikë ndërsa nga tri I kanë yti skuadrat tjera. /Ballkani.info