“Aspak lajm i mirë që Sterlingu do të luajë, ai ndalet vetëm nëse ia thyejmë këmbën”

Bernard Challandes, trajneri i Kombëtares së Kosovës, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Anglinë në “Fadil Vokrri”, që do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Trajneri i “Dardanëve” pati vetëm fjalë pozitive për futbollistët e “Tre Luanëve”, në veçanti për sulmuesin e Manchester City, Raheem Sterling.

Sterling pritet të luajë kundër Kosovës, pasi mungoi në debaklin 7-0 që Anglia i shkaktoi Malit të ZI.

“Për ne nuk është një lajm i mirë qe Sterling luan. Ai është njëri prej më të mirëve në botë në pozitën e tij. E kam parë edhe Rashford, nuk është i keq, as Abraham nuk ka luajtur kea. Anglia ka shumë lojtarë të mirë, luan apo jo Sterling. Ne duhet ta bëjmë një lojë të madhe ndaj anglezëve”, deklaroi Challandes. “Nëse Kosova luan ndaj Anglisë, duke e ditur potencialin e tyre, nuk merremi me individë, por me ekipin kundërshtar, të cilin mund ta ndalim vetëm si ekip. Nëse i jep shumë hapësira Sterlingut, është e pamundur ta ndalësh. Vetëm si ekip mund të kemi zgjidhje. Nëse do të mund të bënim diçka, do t’ia thyenim këmbën, por ky nuk është stil yni. Ne kemi ekip mjaft të mirë megjithatë”.