Askush si Higuain në 19 vite, Chelsea rikthehet me fitore të thellë (VIDEO)

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Arsenal dhe Bournemouth, Chelsea është rikthyer te fitorja duke mposhtur Huddersfield me rezultatin e pastër 5-0.

Ishte një sfidë e dominuar nga Blutë, të cilët zhvilluan një ndeshje që padyshim do të ketë kënaqur trajnerin Maurizio Sarri.

Higuain debuton me dopietë në Stamford Bridge, ndërsa dy golat e tjerë janë shënuar nga Eden Hazard. Edhe belgu më në fund bën një paraqitje të madhe. Ndërsa golin e pestë e ka shënuar David Luiz me kokë.

Sulmuesi argjentinas është lojtari i parë i Chelsea-t që ka shënuar një dopietë në debutimin brenda që prek Mario Stanic ndaj West Ham në gushtin e vitit 2000.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vend të katërt me tre pikë më shumë se Arsenal që ka një ndeshje më pak.

Në ndeshjet e tjera, Brighton barazoi 0-0 ndaj Watford brenda, skuadra vendase vazhdon të kërkojë fitoren teksa në pesë sfidat e fundit ka tre humbje dhe dy barazime.

Burnley ka barazuar në sekondat e fundit 1-1 ndaj Southampton në luftën për të mos rënë nga kategoria.

Crystal Palace ka mundur 2-0 Fulham brenda në Selhurst Park, ndërsa Everton zhgënjen përsëri, këtë herë është mposhtur nga Wolves 3-1 brenda.