Artisti i posterëve anti-racizëm në Itali kërkon falje për “keqkuptimet”

Simone Fugazzoto, artisti prapa posterëve me majmunë në iniciativën e Serisë A kundër-racizmit, ka kërkuar falje për “keqkuptimet” që puna e tij ka shkaktuar.

Serie A kishte caktuar Fugazzotton të krijonte posterët në një kampanjë që do të tregonte qëndrimin anti-racizëm të kësaj lige.

Gjithsesi, pati reagime të ashpra në Itali dhe jashtë vendit, duke detyruar ligën dhe artistin të kërkojnë falje.

“Mendoj se kërkimfaljet janë të domosdoshme për të gjithë njerëzit që donim t’iu ndihmonim, por po ashtu kemi nxitur reagim me një keqkuptim. Donim të bënim një mekanizëm serioz të mbrojtjes, që s’ishte aq retorik si më parë. Donim diçka të fuqishme. Shpesh shkoj në stadium dhe fansat dëgjohen duke brohoritur si majmunë drejt futbollistëve me ngjyrë dhe hedhin banane. E kam parë këtë rrëmujë dhe kur u afrova, vendosa të bëja të gjitha llojet e majmunëve: kaukazian, aziatik dhe afrikan. Ideja fillestare ishte se ‘të gjithë jemi majmunë’. Por kishte një limit sepse i duhej një përshkrim. Puna e artit duhet të flasë pa fjalë”, ka thënë ai për “La Repubblica”.

“Më vjen keq që njerëzit nuk e kanë kuptuar idenë e mesazhit, që është totalisht kundër racizmit”, ka thënë tutje ai.