Arsenal

Arteta i ka bërë të qartë drejtuesve të Arsenalit për transferimin e dy yjeve në janar

Mikel Arteta është i fiksuar me titullin e kampionit në Angli dhe këtë edicion Arsenali është në rrugën e duhur për ta fituar atë.

Topçinjtë janë duke luftuar për trofeun që i mungon për më shumë se një dekadë dhe Arteta e di se nuk do të jetë e lehtë për të arritur në finish.

Trajneri spanjoll i ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit që të shpenzojnë në janar në mënyrë që ta përforcojnë skuadrën dhe të jenë më të fortë në të gjitha frontet.

Arteta i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit së dëshiron transferimin e dy yjeve në afatin kalimtar të janarit për të pasur një skuadër të kompletuar.

Dëshirat e trajnerit spanjoll janë nga kampionati anglez, me mesfushorin e Aston Villës, Douglas Luiz që pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Arteta,

Ndërkohë për sulmin trajneri spanjoll ka për synim transferimin e Ivan Toneyt nga Brentford.

Sipas asaj që ka raportuar Daily Mail, për të arritur deri te këta dy futbollistë Arsenali do të duhet të shpenzojë rreth 140 milionë euro, pasi si Douglas Luiz ashtu edhe Ivan Toney vlerësohen rreth 70 milionë euro.

Gjithsesi Toney e Luiz janë futbollistë të rëndësishëm për skuadrat e tyre dhe Topçinjtë nuk do ta kenë aspak të lehtë transferimin e tyre.