Arteta: City e meritoi fitoren, duhet të jemi kokulur dhe ta pranojmë “realitetin”

Mikel Arteta ndihet i dëshpëruar pas humbjes së thellë që e pësoi ekipi i tij mbrëmë nga Manchester City.

“Gunners” humbën me rezultat 1:4 në “Etihad Stadium” duke iu zbehur jashtëzakonisht shumë gjasat për ta fituar titullin e shumëpritur të kampionit të Anglisë.

Për këtë është i vetëdijshëm edhe trajneri spanjoll, i cili e komentoi humbjen që dhemb të pësuar nga “Citizens”, shkruan “Gazeta Express”.

“City ishte më i mirë se ne gjatë tërë ndeshjes. Nuk e kishim asnjëherë mundësinë të fitonim sonte, duhet të jemi kokulur dhe ta pranojmë këtë. Do t’i kemi përpara edhe 5 ndeshje, jam në Angli qe shumë vite dhe e di se gjithçka mund të ndodhë deri në fund”, deklaroi Arteta pas lojës.

Arsenali i ka dy pikë më shumë se Manchester City, por edhe dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

“Topçinjtë” do të shpresojnë në ndonjë gabim të rivalëve për titull të kampionit në dy ndeshjet e mbetura, ndonëse gjasat e Arsenalit për ta fituar titullin janë zbehur tej mase.