Liverpool

Arsyeja zyrtare përse Liverpoolit nuk iu dha penallti për ndërhyrjen e Dokut ndaj Mac Allister

Liverpoolit iu mohua një penallti në sekondën e fundit kundër Manchester Cityt sepse Stuart Attwell që ishte në VAR ndjeu se këmba e Jeremy Dokut ishte në një ‘pozicion të arsyeshëm’.

Doku goditi Alexis Mac Allister në gjoks, ndërsa City u përpoq të largonte topin pas një goditje nga këndi. Belgu kishte bërë një prekje të lehtë në top para se të godiste argjentinasin.

Por, dukej sikur Attwell të paktën do të dërgonte Michael Oliver në monitorin e fushës, pasi arbitri hoqi dorë nga pretendimet e Liverpoolit për një penallti. Megjithatë, kjo nuk ndodhi, me Attwell që konfirmoi se kontrolli ishte i plotë.

Sipas Sky Sports, arsyeja zyrtare ishte sepse Attwell e kishte parë se këmba e Dokut ishte në një ‘pozicion të arsyeshëm’ ndërsa ai u përpoq të largonte topin. Megjithatë, ky vendim tërhoqi vetullat nga ish-zyrtari i lartë Mike Dean.

“Mendoj se Doku e ka prekur topin, por me goditjen e pasme ai e kapi atë në gjoks. Mendoj se mund të jetë një penallti. Është një vendim masiv nga VAR. Prekje e vogël e topit, por e goditi Mac Allisterin në kraharor”, deklaroi Dean për Sky Sports.

“Nuk do të befasohesha nëse Stuart do ta dërgonte Oliverin në ekran. Vështrimi është i plotë. Padyshim që e preku topin i pari, por mendoj se ishte një ndërhyrje e ashpër. Doku është shumë, shumë me fat për mendimin tim”, vazhdoi ish-gjyqtari i Ligës Premier.