Arsenali ia thellon krizën Unitedit, ‘djajtë’ mposhtën në “Old Trafford”

Vetëm 7 pikë në gjashtë takime, renditet në vendin e 15 – Man United e ka nisur sezonin shumë, shumë keq.

“Djajtë e Kuq” kanë pësuar një tjetër humbje në ‘Old Trafford’, kësaj radhe janë mposhtur nga Arsenali.

Pas 69 minutave lojë, rezultati u zhbllokua në “Old Trafford” me mysafirët që e gjetën golin me anë të Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyang shënoi nga pika e bardhë për 1-0 për t’i kaluar në epërsi ‘Topçinjtë’ dhe për t’ia siguruar tri pikë skuadrës së Mikel Artetës pasi deri në fund ‘Djajtë e Kuq’ nuk ia dolën të bëjnë diçka më shumë në këtë takim.

Kjo është humbja e tretë këtë edicion për Unitedin pas gjashtë ndeshjeve dhe renditet në vendin e 15 me vetëm shtatë pikë.

Derisa me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e tetë me 12 pikë të grumbulluara.