Arsenali e mund Chelsean dhe ka një fije shprese për Europa League

Arsenali e ka mundur Chelsean midis “Stamford Bridge”.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për ‘Topçinjtë’, e ka shënuar talenti, Smith Roëe.

Ai ka shfrytëzuar një gabim të mbrojtësve të Chelseat për të shënuar për 1-0 në minutën e 16-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Arsenali tani ka shkuar në kuotën e 55 pikëve.

Me dy ndeshje deri në fund dhe vetëm tri pikë larg zonës Europa League, Arsenali mund të shpresojë ende matematikisht se do të arrijë daljen në Evropë. 

Chelsea në anë tjetër mbetet në pozitën e 4-të me 64 pikë, 6 më shumë se West Ham në pozitën e 5-të.