Arrestohen tre shqiptarë në Itali, fshehën 83 kg kokainë mes bananeve

Tre shqiptarë janë arrestuan nga policia italiane pasi gjatë një aksioni droge i’u gjeten 83 kilogramë kokainë të fshehur më një kontenier me banane.

Droga e sekuestruar në portin e Vado Ligure në Savona të Italisë, kishte fillin e saj të nisjes nga Ekuadori, raporton media italiane SavonaNews.

Kontejneri, pasi zbriti nga anija, iu nënshtrua një kontrolli të plotë, i cili çoi në zbulimin e ngarkesës së drogës.

Hetimet e mëvonshme të kryera nga ushtarët e njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare dhe të Grupit Savona, bënë të mundur identifikimin e tre personavee shqiptare, të cilët u futën fshehurazi në zonën portuale të Vado Ligure.

Të tre shqiptarët, 33, 28 dhe 23 vjeç, banorë të qytetit Pisa të Italisë, u arrestuan nën akuzën e trafikimit të drogës dhe më pas u transferuan në burgun e Genova Marassi.