“Arrest me burg” 5 të arrestuarve për abuzimin seksual me 15 vjeçaren nga Mirdita

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 personat e arrestuar për abuzim seksual me të miturën 15 vjeçe nga Mirdita.

Në burg do të qëndrojnë “Artan Kaçorri 31 vjec, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç si dhe nipi I Kaçorrit 17 vjeç.

Artan Kaçorri, 31 vjeç i martuar është arrestuar nga policia dhe prokuroria e Lezhës si njeriu kryesor që ka çuar në kryerjen e marëdhënies seksuale në grup të 15-vjeçares në Mirditë.

Ishte 31-vjeçari i pari, nga 4 personat e tjerë, i cili qysh prej muajit Janar 2021, ka krijuar një lidhje intime me vajzën e mitur.

Në dosjen e prokurorisë së Lezhës shkruhet se akuza provohet nga komunikimet me mesazhe por edhe nga fotot e videot që janë gjendur në telefonin e vajzës dhe personat e arrestuar.

Më pas rezulton se Artan Kaçorri, nga i dashur është kthyer në tutor i 15-vjeçares, duke e detyruar këtë të fundit të kryente marëdhënies seksuale dhe me 4 persona të tjerë, tashmë të arrestuar.

Ngjarja ka tronditur shoqërinë. Një marshim protestë pritet të organizohet nesër në qytetin e Rrëshenit.