Arpagjik’t: Nëse brenda 24 orëve nuk shkarkohet kryetari i Lirisë, do të ndërmarrim aksion

Tifozët e Prizrenit “Arpagjik’t” sot sërish ishin në stadiumin “Përparim Thaçi”, ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të klubit futbollistik “Liria”.

“Neve na është kërkuar që të presim deri sot për shkarkimin e këtij personi mirëpo ai nuk ishte prezent sot në zyret e klubit kjo e tregon fytyren e vërtet të ti. Ne sot dëshirojmë të jemi të qartë niher e mirë nëse brenda 24 ore nuk del lajmi që ai është shkarkuar ne do të vijojm me aksionin e radhës ku nuk do të lëvizim më nga stadiumi. Çdo gjë është e negociushme përveç dorëheqjes së tij”, kanë thënë tifozët prizrenas. /Ballkani.info/

loading…