Kryetari i Preshevës

Arifi publikon një grafikë, akuzon Kurtin që po ndikon në përçarjen e shqiptarëve në Luginë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti është duke ndikuar që shqiptarët e Luginës të përçahen edhe më shumë në mes veti.

Ai në platformën “X” ka publikuar një grafikë e ku është bërë krahasimi në mes të serbëve që jetojnë në Kosovë, dhe shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Arifi tha se janë mbi 6000 mijë shqiptarë në Luginë që janë fshire nga regjistri civil dhe s’ka të drejtë vote.

“Reciprocity?  Përveç saj, përçarja e shqiptarëve të Luginës vazhdon të thellohet nga Kurti!”, ka shkruar ai.

Arifi tha se janë mbi 6000 mijë shqiptarë në Luginë që janë fshire nga regjistri civil dhe s’ka të drejtë vote.