Avni Arifi

Arifi e quan propagandë mbi tragjedi njerëzore përfshirjen e Kurtit në rastin e Enver Sekiraqës

Ish përfaqësuesi i ekipit për bisedime teknike me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti mendon se mund të përfitoj nga rasti i arratisjes së Enver Sekiraqes.

Sipas Arifit, Kurti duhet të merret me çështjet e dështimit në KE dhe jo përfshirjes në gjyqësor.

“Propaganda ma e poshtër është propaganda që për të përfituar politikisht propagandon mbi dhimbjet e tragjedive njerëzore. Pesë pare nuk i jep Albin Kurti për drejtësi në rastin e Triumf Rizajt. Por mendon se mund të përfitoj nga arratisja e Enver Sekiraqës. Albini duhet të dijë se gjyqësori është i ndarë nga ekzekutivi”.

“Albini le të tregoj se pse i dënoj 2 milion qytetarë të Kosovës nga anëtarësimi në KE. Këtë dështim le ta sqaroj sepse kjo është kompetencë e tij e sa i përket gjyqësorit duhet ta harrojë idenë se komesarët e tij politikë nga byroja e VV do të vendosin çka është drejtësi e padrejtësi”, ka shkruar Arifi.