Argjentina

Argjentina vazhdon me fitore, tre pikë i fiton edhe Kanada

Argjentina ka marrë edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje në Copa America dhe kaq i ka mjaftuar për të siguruar kalimin nga Grupi A.

Në një ndeshje të zjarrtë të zhvilluar në MetLife Stadium, Argjentina ka fituar ndaj Kilit me rezultat minimal 1-0.

Për të parë golin e vetëm në këtë ndeshje u desh të pritej minuta e 88-të, kur Lautaro Martinez u gjet bukur në zonë dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për t’i dhënë fitoren Argjentinës.

Ndërkohë fitore në Grupin A ka shënuar edhe Kanada që ka mposhtur Perunë me rezultat identik 0-1.

Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi sulmuesi i Lille, Jonathan David 16 minuta para fundit të ndeshjes duke sjell një gëzim të madh në shkallët e stadiumit Children’s Mercy Park.

Ndeshjen e fundit Argjentina që tanimë është kualifikuar e zhvillon ndaj Perusë, ndërsa Kanada që ka tre pikë luan me Kilin ndeshjen vendimtare për kualifikim.