Argjentina apo Kroacia? Bastet e favorizojnë këtë kombëtare

Pas dy ditësh pushim, sonte rikthehet Kupa e Botës “Katar 2022” me një super-ndeshje.

Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e këtij kompeticioni në Doha të Katarit, shkruan Demokracia.com.

“Lusail Iconic Stadium” është nikoqir i gjysmëfinales së parë mes Argjentinës dhe Kroacisë.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e kësaj përballje.

Argjentina e Lionel Messit është konsideruar favorite përballë kombëtares ballkanike.

Kuota për fitoren e argjentinasve llogaritet 1.85, barazimi 3.30, teksa për triumfin e Kroacisë kuota është 5.00.

Argjentina erdhi në këtë fazë pasi eliminoi Holandën në çerekfinale. Ndërkaq, Kroacia eliminoi Brazilin e famshëm për t’u kualifikuar tutje.

Ndryshe, ndeshja e sontme nis nga ora 20:00.