“Ardhja e presidentit të FIFA-s në Kosovë dëshmon respektin që ka fituar Agim Ademi”

Kosova më 30 shtator do të mirëpres në Prishtinë një mysafir të madh. Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s do të zbarkojë në vend.

Rreth vizitës së Infantinos në Kosovë ka shkruar edhe komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj në llogarinë e tij, shkruan Demokracia.com.

Ai ka theksuar se ardhja e të parit të FIFA-s në Kosovë tregon respektin, që sipas tij, ka fituar kreu i FFK-së, Agim Ademi në skenën ndërkombëtare.

“Ardhja e të parit të FIFA-s, Gianni Infantinos më 30 shtator në Kosovë dëshmon se sa shumë ka fituar respekt në skenën ndërkombëtare Presidenti i FFK-së, Agim Ademi”.

“Në asnjë moment nuk bënë të harrohet fakti që Infantino nuk ka vizituar shpesh shtetet e Ballkanit, andaj një arritje e tillë e futbollit tonë i cili këtë respekt e ka arritur falë punës së jashtëzakonshme prej ditës së parë të mandatit të tij”, ka shkruar Lokaj në Facebook.

Afërsia mes kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit dhe presidentit të FIFA-s është parë edhe në të kaluarën.

Ademi dhe Infantino janë takuar shpeshherë në eventet kryesore të FIFA-s./Demokracia.com/