Arda Turan gjobitet nga Basaksehir me një shumë rekorde pas përleshjes me një këngëtar

Istanbul Basaksehir ka gjobitur futbollistin e saj Arda Turan me 370.000 paundë pasi që ish lojtari i Barcelonës rrahu këngëtarin turk Berkay Sahin.

Turan i cili është në huazim te klubi turk nga Barcelona, ditë më parë reagoi përmes një postimi në Instagram duke thënë se situata është ekzagjeruar nga mediat turke.

Istanbul Basaksehir thirri një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar rastin, meqë rast kanë lëshuar një komunikatë.

“Teksa çështja ka arritur deri në gjykatë dhe ne kemi të drejtën për vendime dhe sanksione shtesë kemi marrë vendim të dënojmë Arda Turanin me 2.5 milionë lira turke. Njoftojmë opinionin se obligimet tona profesionale si klub ndaj futbollistit do të vazhdojnë deri në një vendim final të gjykatës”, shkruhet në koumunikatën e klubit turk.

Sipas Anadolu Agency, Turan rrezikon deri në 12 vite e gjysmë burg.