Në ndihmë të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri u ka dalë edhe deputeti i LDK-së, Arban Abrashi.

Ai ka shkuar në Durrës, ku po ndihmon në ushqime për banorët e zonës së prekur më së rëndi.

Në fotografitë e siguruara nga Ballkani.info, Abrashi shihet në stadiumin e Durrësit duke ndihmuar.

Aktualisht numri i viktimave ka arritur në 18, në mesin e të cilëve janë edhe dy fëmijë.

Shqipëria u godit sot në mëngjes, në orën 3 e 55 nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit, ndërsa epiqedra ishte në Durrës. /Ballkani.info/