Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, ishte shumë afër largimit nga Barcelona në vitin 2019.
Në fillim të vitit 2019 spanjolli ishte shumë afër të nënshkruante me skuadrën franceze Nice, madje edhe babai i tij ishte fotografuar me fanellën e Nice me mbiemrin Fati.
Transferimi nuk ndodhi pasi anësori kishte probleme me pasaportë. Megjithatë, Barcelona tani i ka besuar numrin legjendar 10 Fatit dhe ai shihet si e ardhmja e klubit.








