Angela Merkel jep miratimin, Bundesliga pritet të rinis më 15 maj

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i  ka dhënë dritën e gjelbër Bundesligas për të rifilluar në javët e ardhshme, ndërsa 15 maj shihet si data më e hershme e mundshme për rinisjen e kampionatit. 

Një dokument i dalë të mërkurën thoshte se kthimi i futbollit gjerman do të vonohej me sugjerime që ndeshjet e para mund të mbaheshin vetëm pas një karantine dy-javore të të gjitha skuadrave.

Por kërkesat fillestare për atë janë hequr nga dokumenti dhe qeveria gjermane tani ka dhënë miratimin për një kthim të ligës në gjysmën e dytë të majit pas një seri takimesh.

Sipas gazetës Bild, qeveria i ka thënë Bundesligës se ata mund të zgjedhin një datë në atë afat kohor për rikthimin e kampionatit.

Opsioni më i hershëm në dispozicion do të shihte rikthimin e futbollit në Bundesliga më 15 maj, ndërsa datë opsionale po shikohet edhe 22 maji.

Të gjitha ndeshjet do të duhet të zhvillohen pas dyerve të mbyllura – ose, siç njihen në Gjermani, si ‘lojëra fantazmë’.

Një takim i mëtejshëm i ligës dhe klubeve tani do të mbahet të enjten për të vendosur se kur do të zhvillohet ndeshja e parë.