Kampioni i unifikuar

Andy Ruiz reagon ndaj prezantimit të Furyt: Ti nuk je meksikan, përfaqësoje vendin tënd

Kampioni i unifikuar në kategorinë e peshave të rënda, Andy Ruiz Jr, ka reaguar ndaj mënyrës se si u prezantua Tyson Fury para mediave.

Ish-kampioni i unifikuar i botës do të ndeshet të shtunën me të pamposhturin Otto Wallin, pikërisht në fundjavën kur edhe zhvillohen festimet për Ditën e Pavarësisë së Meksikës.

Për këtë arsye, Tyson vendosi që për nder të Meksikës të paraqitej me maskë dhe simbole të atjeshme, por kjo nuk i ka pëlqyer kampionit në fuqi të IBF, IBO, WBA dhe WBO.

“Tyson Fury po flet gjëra pa lidhje. Ai po e përfaqëson Meksikën – ai madje nuk është meksikan, çfarë gjëje pa lidhje është. Një britanik i ndyrë, ai nuk është as meksikan, duke mbajtur një flamur meksikan, njeri i ngatërruar”, ka shkruar amerikano-meksikani në një postim në rrjetet sociale.

“Qëndro në rrugicën tënde, përfaqësoje vendin tënd, Tyson Fury, përfaqësoje vendin tënd, përfaqëso atë që përfaqëson. Ai duhet të qëndrojë në korsinë e tij – duke prezantuar atë nga është, nuk duhet ta përfaqësojë një vend tjetër që nuk është as afër tij”, ka thënë më tej kampioni.

Fury dhe Wallin do të ndeshen në T-Mobile Arena në Las Vegas, ndërsa pas këtij dueli britaniku ka caktuar një rimeç me Deontay Wilder.

loading…