Real Madridi

Ancelotti vazhdon misionin në “Santiago Bernabeu”, blindohet me kontratë të re

Real Madridi e ka blinduar trajnerin Carlo Ancelottin me kontratë të re.

Siç njofton klubi nga kryeqyteti i Spanjës, Ancelotti ka nënshkruar ujdi të re deri në qershor të vitit 2026.

“Real Madrid CF dhe Carlo Ancelotti kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e trajnerit tonë deri më 30 qershor 2026. Në pesë sezonet e tij si trajner i Real Madridit, ai ka fituar 10 tituj: 2 Champions League, 2 Kupa të Botës për Klube, 2 Superkupa Evropiane, 1 Ligë, 2 Copas del Rey dhe 1 Superkupë Spanjolle”, thuhet në njoftim.

Katër prej tyre i fitoi në periudhën e parë nga viti 2013 deri më 2015, ndërsa gjashtë trofe të tjerë i fitoi kur u rikthye në vitin 2021.

Përndryshe, Real Madridi e ka mbyllur vitin në vendin e parë në La Liga me 45 pikë të grumbulluara, me pikë të njëjta me Gironan, që është në pozitën e dytë.